Historike!!! Shqipëria medalje ari në botërorin e mundjes, Abakarov nderon ngjyrat kuqezi

18 Shtator 2022
16:00
Telesport
back button

Mundësi me origjinë ruse Zelimkhan Abakarov, por që garon për Shqipërinë (ka nënshtetësi shqiptare), fitoi sot në mbrëmje medaljen e artë në peshën 57kg në stilin e lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes, turne që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. Në finale, ai triumfoi 7-2 ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman.

Një medalje historike, pasi për herë të parë në histori Shqipëria arrin të rrëmbejë një medalje të artë, e cila vjen nga një mundës i neutralizuar shqiptar. Abakarov bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj amerikanit Gilman, duke e dominuar sfidën dhe duke triumfuar në peshën 57kg, ku përgjatë dy ditëve gara ishte absolut.

Një triumf i jashtëzakonshëm, i një mundësi që nderoi ngjyrat kuqezi në këtë botëror, duke valëvitur flamurin tonë në mes të Beogradit. Zelimkhan Abakarov tregoi se është një kampion, duke i dhuruar Shqipërisë një triumf historik, në një event të rëndësishëm, duke mposhtur të gjithë rivalët e tij në tapet.

Dita e parë: Në eliminatore, Abakarov mposhti me lehtësi 10-0 kolumbianin Oscar Urbamo, ndërkohë që në raundin tjetër triumfoi ndaj kubanezit Reineri Ortega, po me rezultatin 10-0. Falë këtyre dy fitoreve ai arrin të sigurojë kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, mundësi shqiptar zhvilloi një tjetër duel të mirë, duke mundur 13-2 Gulomjon Abdullaev të Uzkekistanit dhe del në gjysmëfinale. Rrugëtimi i Abakarov nuk ndalet këtu, pasi në gjysmëfinale fitoi 6-1 ndaj serbit Stevan Micic, duke dalë në finalen e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit