Ka nisur sot zyrtarisht merkato e verës në NBA dhe që në ditën e parë ka ardhur lajmi surprizë. Dy herë MVP i sezonit të rregullt, Nikola Jokic, ka firmosur kontratën më të shtrenjtë në historinë e NBA-së.
Ai ka shtyrë edhe për 5 vite të tjera kontratën me Denver Nuggets, nga e cila do të pëefitojë 264 milionë dollarë. Ai do të luajë me fanellën e Denver deri në sezonin 2027-208, ndërkohë që konbtrata e re nis nga sezoni 202-2024.
Jokic ka thyer rekordin e Breadley Beal, që pat firmosur një kontratë 5-vjeçare me vlerë 251 milionë dollarë dy vite më parë. Basketbollisti serb Nikola Jokic sezonin e fundit kishte një mesatare prej 27.1 pikësh, 13.8 rebound e 7.9 asist për ndeshje.
Ai u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që realizon 2000 pikë, 1000 rebound e 500 asist në një sezon. Ndërkohë që, tashmë është edhe basketbollisti me kontratën më të shtrenjtë në histori.
Two-time NBA MVP Nikola Jokic has agreed to a five-year, $264 million supermax contract extension with the Denver Nuggets, per @ShamsCharania
The richest deal in NBA history pic.twitter.com/REfZD8u6oL
— NBA on TNT (@NBAonTNT) June 30, 2022