Ronaldo-Higuain-Dybala! Reagon Sarri: E di që do marr kritika, por…

15 Dhjetor 2019
18:03
back button

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur për “Sky Sport” pas fitores 3-1 ndaj Udineses, ku hodhi në fushë ashtu si në Leverkuzen, treshen Ronaldo-Dybala-Higuain, të papërmbajtshëm në 45′ e para… “Në këtë moment të tre ndihen mirë dhe vrapojnë. Në ndeshje të caktuara mund t’ia lejojmë vetes diçka të tillë. Për 70 minuta bënë dhe mbrojtësit, duke bllokuar Udinesen, më pas ranë fizikisht por është normale. A jam gati të marr kritika kur të hedh në fushë Bernandeschin dhe të lë njërin në stol nga tredhembëshi? Më kanë kritikuar edhe për zgjedhje të tjera, ndaj jam gati”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit