Hofmann godet fort lojën e Interit: Dinte vetëm një gjë, jepi topin Lukakut…

22 Tetor 2020
13:41
Alfred Lleshi

Borussia Moenchengladbach rrezikoi ta dëmtonte Interin shumë më keq, po të mos dilte në dritë ai gol “in extremis” i Lukakut. Jonas Hofmann mund të jetë veçse i kënaqur me performancën personale dhe të tijve në ‘San Siro”. Mesfushori gjerman i shpëtoi Vidalit dhe më pas ia rrëshqiti topin Handanovic, me një goditje të ulët, që kaloi nën këmbët e portierit slloven. Goli u çertifikua pas kontrollit të gjatë në dhomën e VAR-it, çka i mbajti dy skuadrat pezull.

I intervistuar nga kanalet zyrtare të Borussia Moenchengladbach, Hofmann nuk kurseu kritikat karshi Interit, për stilin e lojës, ku gjithçka përqendrohej te Lukaku: “Taktika kryesore e Interit ishte të luante me pikë referimi të vetme Lukakun, i cili mbante topin dhe lejonte që skuadra të dilte përpara. Ishte disi e vështirë ta markonim belgun, por mendoj se mbrojtësit tanë bënë një punë të mirë, në fund të fundit. Na shijon kjo pikë jashtë shtëpie”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit