Holanda dhe Ekuadori barazojnë, gafa e arbitrit është e pabesueshme (Pamjet)

25 Nëntor 2022
19:01
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Holandës dhe Ekudorit, e vlefshme për Grupin A. Një rezultat ky që ndëshkon Katarin, që tashmë është eliminuar matematikisht nga Botërori.

Protagonistët e sfidës kanë qenë talenti Gakpo, i cili ka zhbllokuar takimin pas 6 minutash, dhe Valencia, që ka barazuar në minutën e 49-të dhe është aktualisht golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës me 3 realizime.

Takimi i luajtur në Doha ka nisur menjëherë me gol. Kanë qenë holandzët ata që kan goditur të parët dhe jkanë zhbllokuar rezultatin pas vetëm gjashtë minutash lojë.

Autori i golit ka qenë talenti Gakpo, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të jashtëzakonshme. Jo më kot 23-vjeçari është një nga më të kërkuarit në merkato.

GOLI I GAKPO – VIDEO

Ekuadori është kundërpërgjigjur në fundin e pjesës së parë duke barazuar në minutën e tretë të shtesës me Pervis Estupinan, por goli është anuluar për një pozicion jashtë. Një vendim që ka bërë të shpërthejnë protestat e lojtarëve të Ekuadorit.

GOLI I ANULUAR I EKUADORIT – VIDEO
Kanë shkuar më mirë gjërat për Ekuadorin në fillimin e pjesës së dytë. Velancia, zbulimi i këtij Botërori, ka barazuar në minutën e 49-të dhe ka shënuar golin e tij të tretë në Katar, që e bën atë golashënuesin më të mirë për momentin.

Holanda ka pretenduar për një pozicion jashtë loje dhe ka kërkuar ndërhyrjen e arbitrit anësor, por këtë herë pozicioni është konsideruar i rregullt nga arbitri.

GOLI I EKUADORIT – VIDEO

Në minutën e 58-të mund të kishte ardhur edhe goli i përmbysjes për Ekuadorin, por goditje e Gonzalo Plata-s është ndalur në shtyllë dhe rezultati ka mbetur i panryshuar deri në fund.

SHTYLLA E EKUADORIT – VIDEO

Episodi më i pabesueshëm i ndeshjes ka ardhur në minutën e 73-të dhe ka pasur lidhje me arbitrin anësor, i cili nuk ka ngritur flamurin për një pozicion shumë të dukshëm jashtë loje të Gakpo, i cili fatmirësisht nuk ka arritur të shënojë.

POZICIONI JASHTE LOJE I GAKPO – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit