Holanda, Federata e ka zgjedhur trajnerin e ri

17 Shtator 2020
17:47
Denis Hakanaj
back button

Holanda në duart e Frank de Boer.

Duket se është ky plani i Federatës Holandeze të Futbollit që, sipas De Telegraaf, ka nisur negociatat me ish-trajnerin e Inter-it dhe Ajax-it.

Nga sa kanë bërë të ditur mediat holandeze, Federata Oranje është e vendosur për trajnerin e ri të Holandës. Të gjitha të dhënat çojnë te Frank de Boer, ish-trajner i Inter-it, Ajax-it dhe Atlanta United në MLS.

Federata holandeze duket se ka ndërmend ta zyrtarizojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ta ketë në drejtim të kombëtares për ndeshjet e tetorit të Nations League kundër Bosnjës dhe Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit