Holanda ka respektuar parashikimet dhe ka fituar Grupin A të Kupës së Botës. Portokallinjtë e kanë mbyllur me shtatë pikë pas fitores 2-0 të marrë ndaj Katarit, që i ka humbur të tre ndeshjet e luajtura në grup dhe konfirmohet si vendi pritës më i keq në historinë e Botërorit.
Protagonisti i sfidës ka qenë talenti 23-vjeçar Cody Gakpo, autori i golit të parë të ndeshjes. Ai është bërë edhe lojtari i parë në historinë e Holandës që ka shënuar në të tre ndeshjet e para të një Botërori.
Në vendin e dytë ka dalë Senegali, që është kualifikuar në 1/8-at pasi ka mundur 2-1 Ekuadorin në një ndeshje dramatike të vendosur nga goli i yllit të Chelsea-t, Koulibaly.
HOLANDA – GOLI I GAKPO – VIDEO
Holandezët kanë zhbllokuar sfidën pas 26 minutash lojë. Ka qenë talenti Gakpo që ka kaluar në avantazh kombëtaren e portokallinjve. 23-vjeçari ka realizuar golin e tij të tretë në këtë Botëror dhe ka kapur përkohësisht Mbappe në kreun e renditjes së golashënuesve.
SENEGAL – RASTI I GUEYE – VIDEO
Holanda ka dyfishuar avantazhin ndaj Katarit. Goli i dytë i portokallinjve është realizuar në minutën e 49-të nga Frenkie de Jong, i cili ka dërguar topin në rrjetë pasi një pritje të mrekullueshme të portierit vendas ndaj Depay.
HOLANDA – GOLI I DE JONG – VIDEO
Për sa i takon ndeshjes mes Ekuadorit dhe Senegalit, afrikanët kanë shpërdoruar dy raste të pastra në minutën e tretë dhe të tetë me Gueye dhe Dia.
Në minutën e 44-t ka ardhur goli që ka zhbllokuar ndeshjen. Ka qenë Senegali ka fituar një penallti pas një faulli të shkaktuar nga ekuadoriani Hincapie dhe Ismaila Sarr nuk ka gabuar nga pika e bardhë.
SENEGAL – PENALLTIA E SARR – VIDEO
Amerikanojugorët kanë arritur të barazojnë në minutën e 68-të me Caicedo-n, por festa e tyre nuk ka zgjatur shumë. Koulibaly, në fakt, ka kthyer në avantazh afrikanët në minutën e 70-të dhe i ka dhuruar kualifikimin vendit të tij.
EKUADOR – GOLI I CAICEDO – VIDEO
SENEGAL – GOLI I KOULIBALY – VIDEO