Holandë-Gjermani, Paratici shkon në Amsterdam për dy talente

19 Mars 2019
21:58
Denis Hakanaj
back button

Juventus nuk ndalet kurrë në merkato. 

Sipas shtypit italian, Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjve, do të jetë në Amsterdam për ndeshjen që do zhvillohet të dielën në mbrëmje mes Holandës dhe Gjermanisë.

Drejtuesi bardhezi do të ndjekë nga afër holandezin De Ligt, një lojtar që përmendet prej kohësh si një nga objektivat e "Zonjës" në merkaton e verës, por edhe yllin e ri të gjermanëve, Kai Havertz. 

Fantazisti 19-vjeçar i Bayer Leverkusen është një nga lojtarët më premtues të futbollit gjerman dhe në këtë sezon ka realizuar 13 gola, të shoqëruar me 7 asiste. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit