Holandezët, sulm i furishëm ndaj Abraham: Simulues, nxënës i denjë i Mourinhos!!!

26 Maj 2022
15:17
Alfred Lleshi
back button

Humbja e finales së Tiranës duket se është tretur keq nga mediat holandeze. Kjo e fundit sulmoi Romën, e cila fitoi finalen e “Conference League” kundër Feyenoord-it në “Arena Kombëtare”. Në veçanti, disa media kanë theksuar, sipas tyre, humbjen e kohës (simulimin) nga Tammy Abraham në minutat e fundit të finales.

Nuk iu ka shpëtuar kamerave as syri i shkelur i Abrahamit ndaj Mourinhos, kur ai ishte në tokë për një faull të fishkëllyer në favor të tij. “Abrahami rezulton të jetë një student i vërtetë i Mourinhos”, – lexojmë në “sportnieuws.nl’, me një kritikë të qartë simulimi ndaj sjelljes sportive të numrit 9.

Dhe përsëri: “Abrahami qëndroi shtrirë për një kohë, kështu fitoi minuta në fundin e finales. Me siguri, edhe kjo taktikë e përgatitur nga Mourinho…”

Ndërkohë, një ditë pas triumfit, Roma ka marrë një lajm jo të mirë. Henrikh Mkhitaryan është në rrugën për tek Interi. Mesfushori armen, që u dëmtua mbrëmë në finale e Tiranës, nuk do ta rinovojë kontratën me klubin verdhekuq.

Më konkretisht, ai është joshur me një marrëveshje 2-vjeçare të ofruar nga klubi i Zhang. Ai do të fitojë 3.5 milionë euro neto në sezon, kontrollet mjekësore do të kryhen sapo lojtari të rikuperohet nga dëmtimi i përsëritur në minutat e para të finales së ‘Conference League’, të luajtur dhe fituar nga skuadra e Mourinhos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit