Holandezi më i kërkuar në Europë zgjedh Barcelonën

23 Janar 2019
9:43
back button

Barcelona po bëhet mbretëresha e merkatos, sepse nuk i mjafton një ekip fantastik, që po dominon në Spanjë dhe kërkon të rikthejë Champions League në Camp Nou. 

Klubi blaugrana ka siguruar mesfushorin e PSG, Adrien Rabiot, për sezonin e ardhshëm, ndërsa tashmë ka bërë një tjetër goditje të madhe, sipas mediave në Spanjë. 

Mesfushori i talentuar i Ajax, Frankie de Jong, ka zgjedhur Barcelonën, duke shtangur PSG dhe Manchester City, që kishin kohë që ishin futur në ankand.

 

Mesfushori 21-vjeçar, me aftësi të shkëlqyera organizative, kërkohej me ngulm nga Guardiola, ndërsa PSG e shihte si pasuesin e Rabiot dhe hakmarrjen e madhe ndaj Barcelonës.

Megjithatë, holandezi ka zgjedhur dhe tashmë mbetet për t'u vendosur se kur do të transferohet në Spanjë, sepse me shumë gjasa Ajax kërkon ta mbajë deri në verë, me Barcelonën që do të paguajë rreth 90 milionë euro. Nëse kjo ndodh, De Jong do bëhej holandezi me i shtrenjtë në histori, duke kaluar Virgil van Dijk, i paguar 85 milionë euro nga Liverpool. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit