Holandezi Van Schipstal fiton etapën e dytë, Sefa mban fanellën e liderit

2 Qershor 2022
8:28
Telesport
back button

Çiklisti holandez Guus Van Schipstal fitoi etapën e dytë të Turit të 79-të të Shqipërisë, Korçë-Plasë-Elbasan,153.4km e gjatë. Ai preu i pari vijën e finishit, duke dhënë kohën 3h31’01”.

Në vendin e dytë u klasifikua serbi Dusan Kalaba, që përfaqëson kombëtaren e vendit të tij në këtë turne. Ndërsa i treti u rendit një tjetër çiklisti serb, Jovan Divnic, por që garon për skuadrën e Meridiana Karmen Team.

Në përfundim të dy etapave të para, në krye të renditjes së përgjithshme vijon të qëndrojë çiklisti i kombëtares shqiptare Ylber Sefa, fitues i etapës së parë. Fanellën e kuqe, atë të klasifikimit të malit, vijon ta mbajë Mikel Demiri.

Itinerari i Turit të 79-të Çiklistik

Etapa 1: Tiranë-Korçë, fitues Ylber Sefa

Etapa 2: Korçë-Plasë-Elbasan, fitues Guus Van Schipstal

Etapa 3: Belsh-Vlorë

Etapa 4: Vlorë-Gjirokastër

Etapa 5: Gjirokastër-Fier

Lajme të tjera

Lajmet e fundit