Holyfield në ring në moshën 57-vjeçare, gati triologjia me Mike Tyson

7 Maj 2020
8:34
Gentian Spiri

Ish-boksieri amerikan Evander Holyfield ka deklaruar se do të rikthehet në ring në moshën 57-vjeçare. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë do të zhvillojë disa duele “show”, për bamirësi.

Holyfield, 44 fitore, 10 humbje e 2 barazime në karrierën e tij, pritet të duelojë ndaj Mike Tyson në një duel bamirësie. Kjo do të ishte përballja e tretë mes tyre. Në dy sfidat e mëparshme, Holyfield ka triumfuar dy herë ndaj “Majkut të hekurt”, duele që janë zhvilluar 20 vite më parë.

Kampioni është rikthyer. Dua t’ju njoftoj se do të rikthehem në ring. Do të zhvilloja disa duele “show”, për bamirësi, për një kauzë të drejtë”, ka deklaruar Evander Holyfield, një nga ikonat e sportit të boksit dhe peshës së rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit