Honda rikthehet te suksesi pas dy vitesh, kampioni i botës zhgënjen në Austin

17 Prill 2023
8:25
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Honda, Alex Rins, është fitues i garës së Çmimit të Madh të Amerikës në MotoGP. Motori spanjoll rikthehet te suksesi pas gati dy vitesh. Në vendin e dytë u rendit italiani Luca Marini me Mooney VR46 Racing Team, ndërsa në të tretin Fabio Quartararo me Yamaha.

Garë për t’u harruar kjo për italianin Francesco Bagnaia me Ducati, që u rrëzua në xhiron e tetë. Kampioni i botës nuk arriti të marrë kështu asnjë pikë nga kjo garë. Në fund të kësaj gare, në krye të renditjes botërore në MotoGP ndodhet ende italiani Marco Bezzecchi, që u rendit i gjashti në Amerikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit