Houston 9 fitore radhazi, Clippers “leksion” Boston

12 Mars 2019
8:44
Telesport
back button

Skuadra e Houston vijon serinë pozitive në NBA, duke mundur 118-106 Charlotte, suksesi i 9-të radhazi në kampionat. Një ndeshje e dominuar nga skuadra teksane, që ngjitet në vendin e tretë në renditje në Perëndim. Harden realizoi 28 pikë e 10 asist, mbështetur edhe nga Gordon me 22 pikë, ndërsa 40 pikët e Walker për miqtë mbetën për statistikë.

Fitojnë edhe Clippers, që mundën 140-115 Boston, ndeshje ku kalifornianët patën epërsi gjatë gjithë kohës dhe e merituan fitoren. 7 lojtarë të Clippers realizuan mbi 10 pikë, me Lou Williams që realizoi 34 pikë.

Oklahoma, falë 24 pikëve të Schroder dhe 23 të Westbrook, mundi 98-89 Utah Jazz, sfidë ku ekipi i Thunder u shkëput gradualisht nga perioda në periodë. Surprizë fitorja 126-101 e Cleveland ndaj Toronto, sfidë ku Cavaliers bënë një paraqitje të mirë. 

Sexton me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Leonard për kanadezët. Washington mundi 121-115 Sacramento, takim ku diferencën në parket e bëri Beal, autor i 27 pikëve, ndërsa Brooklyn mundi 103-75 Detroit, sfidë ku Dinwiddie realizoi 19 pikë, më i miri në fushë.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Toronto, 126-101

Washington – Sacramento, 121-115

Brooklyn – Detroit, 103-75

Houston – Charlotte, 118-106

Utah Jazz – Oklahoma, 89-98

Clippers – Boston, 140-115

Lajme të tjera

Lajmet e fundit