Houston e Clippers bëjnë detyrën, Toronto kërkon play off-in

19 Nëntor 2019
8:25
Telesport
back button

Skuadra e Houston ndjek ritmin e Lakers në Konferencën e Perëndimit, duke fituar 132-108 ndaj Portland, duke konsoliduar vendin e dytë. Ndeshje e dominuar nga ekipi teksan, ku u dallua Harden me 36 pikë, mbështetur nga Westbrook me një “triple double” (28 pikë, 13 rebound e 10 asist). Për Houston u dallua edhe Capela me 22 pikë e 20 rebound. Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 99-85 Phoenix jashtë fushe. Tatum me 26 pikë e 14 rebound ishte lider në fushë për ekipin e Celtics.

Mirë po paraqitet edhe ekipi i Clippers, që në sekondat e fundit fitoi 90-88 ndaj Oklahoma. Ndeshje me rivalitet, ku diferencën e Harrell, me 28 pikë e 12 rebound edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli. Fitore të rëndësishme arriti ekipi i Dallas, që triumfoi 117-110 ndaj San Antonio, me Doncic që realizoi 42 pikë, 11 rebound e 12 asist. Pa probleme fitojnë edhe kampionët e Toronto, që shpartalluan 132-96 Charlotte, me Anunoby që ishte shënuesi më i mirë, me 24 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Cleveland, 123-105

Brooklyn – Indiana, 86-115

Toronto – Charlotte, 132-96

Chicago – Milwaukee, 101-115

Houston – Portland, 132-108

Dallas – San Antonio, 117-110

Phoenix – Boston, 85-99

Utah Jazz – Minnesota, 102-112

Clippers – Oklahoma, 90-88

Lajme të tjera

Lajmet e fundit