Hoxha: Nuk dua ta komentoj, është një gjë që ndodh në të gjithë botën

8 Dhjetor 2018
20:13
back button

Portieri i Partizanit Alban Hoxha është vlerësuar si më i miri i sfidës së tyre ndaj Teutës, menjëherë pas përballjes për “Supersport”, gardiani i cili pësoi vetëm një gol në pjesë të parë ka thënë:

“Kur pëson gol që në fillim, bëhet e vështirë gjetja e lojës. Kishim ardhur për tri pikët, por duke parë sesi shkoi loja na kënaq edhe barazimi. Në këtë kampionat asgjë nuk është e thjeshtë, do bëjmë gjithçka që të mbajmë larg Kukësin dhe Skënderbeun.”

“Jam munduar të bëj terapi dhe palestër, nuk jam në gjendjen time më të mirë, por nuk dua të ankohem për gjurin se u bë si telenovelë.”

Ndërsa nuk ka dashur të bëjë koment pas pyetjes nëse fakti se lojtari më i mirë ka dalë portieri është tregues për lojën e Partizanit dhe a ishte performanca e tij për autokritikë:

“Nuk është puna se dola unë lojtari më i mirë, në çdo ndeshje dikush do ta zgjidhi. Ka momente të mira dhe të këqija. Ne nuk ishim në ditën tonë më të mirë, por e rëndësishme është që të marrim pikë edhe kur nuk luajmë mirë. Për autokritikën janë gjëra që ndodhin në të gjithë botën, dhe nuk dua ta komentoj.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit