Vlahovic, rinovimet e Rabiot dhe Di Maria, ideja Frattesi. Më të rejat nga merkatoja e Juventusit

1 Prill 2023
8:41
Alfred Lleshi
back button

Te Juventusi, paralelisht me frontin gjyqësor, trendi i tregut të transferimeve është i dukshëm në funksion të sezonit të ardhshëm. Në fakt, vetë Maurizio Scanavino bëri një bilanc të dy prej emrave më të rëndësishëm në skuadrën bardhezi, në margjinat e Asamblesë së Lega-s, të zhvilluar orët e fundit në Milano.

“Çfarë të reje kemi nga rinovimet e Di Maria dhe Rabiot? Ne jemi në punë për sezonin e ardhshëm, por fillimisht duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë në prill. Kemi shumë stacione të rëndësishme, i pari në datën 19, pastaj do të luajmë për ‘Europa League’ dhe Kupën e Italisë. Pra, do të shohim”, – tha menaxheri i Juventusit.

Tema tjetër e madhe e merkatos së Juventusit ka të bëjë me Dusan Vlahovic. I ardhur në janar të vitit të kaluar për 75 milionë, serbi është një nga të dyshuarit kryesorë për startues mes sulmuesve të mëdhenj të verës së ardhshme. Në këtë moment, Juventusi nuk do të dëshironte ta privonte veten nga ku futbollist.

E sigurt është që, nëse do të mbërrinte një ofertë prej 120 milionësh, lojtari do të përballej me një zgjedhje, legjitime dhe autonome. Për momentin ka pasur disa interesime, Bayern Munich dhe Manchester United mbi të gjitha, por jo oferta konkrete. E sigurt është se mungesa e mundshme në Champions League sezonin e ardhshëm do të rëndojë si gur në qafën e bardhezinjve.

Më në fund Davide Frattesi, një nga emrat për mesfushën e sezonit të ardhshëm të Juventusit. Në fakt, kontaktet janë duke u zhvilluar mes bardhezinjve dhe Sassuolos, mund të kulmojnë javët në vijim, kur edhe situatat jashtë fushës do të jenë më të qarta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit