Hull City heq dorë nga Muriqi, zbulohet arsyeja

20 Janar 2022
16:50
Denis Hakanaj
back button

Vedat Muriqi duket se do të sakrifikohet nga Lazio, bashkë me Lazzari-n, për të mbushur arkat.

Megjithatë, nuk është aspak e lehtë për bardhekaltrit që të gjejnë një sistemim për gjigantin kosovar.

Hull City, skuadër e Championship, dukej se ishte e interesuar pasi është blerë nga biznesmeni turk Acun Illicali.

Megjithatë, sipas portalit Hurriyet, anglezët duket se kanë hequr dorë nga Vedati.

Objektivi kryesor për sulmin duket se tani është Aleksandar Pesic, sulmues serb që luan me Fatih Karagumruk, klub i Stambollit.

Hull ka bërë një ofertë: 2 milionë euro dhe një kontratë prej dy vitesh e gjysmë për sulmuesin. Nuk ka më interes për Muriqin.

Në Angli janë akoma të interesuar për kosovarin West Bromwich dhe Leeds.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit