“Humbëm vetëm për një arsye”, Reja: Ja çfarë duhet të kuptojë Broja

24 Shtator 2022
23:33
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka komentuar humbjen 2-1 t ë pësuar mbrëmjen e sotme kundër Izraelit në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Super Sport.

“Do të kishte qenë një rezultat i mirë po të kishim barazuar. Lojtarët kanë bërë gjithçka ishte e mundur, por kemi bërë disa gabime individuale me golin e parë dhe të dytin që kanë qenë njësoj”, ka thën Reja.

“Nuk jemi të kthjellët në momentet e rëndësishme që të lexojmë aksionet. Themi të njëjtat gjëra, duhet të bëjmë këtë hap të rëndësishëm dhe të mos bëjmë gabime. Kështu jemi penalizuar gjithmonë.

“Megjithatë, mbetet një paraqitje e mirë, mbetet për t’u diskutuar ndonjë gabim individual, si gjithmonë, gjërat janë të njëjtat”, ka shtuar Reja.

Në lidhje me Brojën: “Ju prisni shumë nga Broja, por ai është 21 vjeç, duhet të rritet. Unë po e aktivizoj që të kuptojë se është e vështirë të luajë me ekipe që bëjnë një lojë kaq agresive.

“Ka një goditje të fuqishme dhe mund të krijojë diçka në çdo moment, por duhet të rritet, nuk është akoma gati”.

Objektivat: “Uzuni bëri një gol të madh dhe të gjithë donim ta fitonim ndeshjen. Duhej të kishim fituar edhe me Islandën”, ka përfunduar Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit