Humbën derbin, por tifozët e Milanit vendosin rekordin historik ndaj Juventusit

13 Shkurt 2020
15:05
back button

Të zhgënjyer, të hidhëruar, të mërzitur dhe pesimistë për sezonin dhe të ardhmen… Por, tifozeria e Milanit vazhdon të mos braktisë skuadrën dhe të konfirmojë me vepra se ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë aty për të mbështetur kuqezinjtë!

Jo më kot sot në mbrëmje do të vendoset rekordi historik në Kupën e Italisë, pasi në “San Siro” do të jenë thuajse 75 mijë tifozë për të ndjekur sfidën Milan-Juventus, gjysmëfinalja e vajtjes… Kurrë nuk ishte shënuar një shifër e tillë në këtë kompeticion!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit