Humbi finalen e Kupës së Italisë, trajneri i Atalantas përpara… Juventusit!

15 Maj 2019
23:03
Anton Cicani
back button

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas, pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios ka folur për "Rai Sport": "Mëkat! Këto finale janë kështu. Në pjesën e dytë ishim mirë, por erdhi ai episod në goditje nga këndi. Lazio është skuadër shumë e fortë.

Në pjesën e dytë mendonim se mund të ndryshonim ndeshjen, por nuk ndodhi. Tani, të kalojmë këtë zhgënjim, edhe pse dalim mirë nga ky kompeticion, duke qenë se arritëm finale dhe askush nuk e besonte. Të kalojmë këtë natë dhe të mendojmë për kampionatin".

Atalanta luan në Torino ndaj Juventusit ditën e dielë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit