Humbi kreun e grupit pas dy barazimeve radhazi, Mancini: Italia ime është burrërore

15 Tetor 2020
9:31
Alfred Lleshi
back button

Italia e Mancinit mbetet e pamposhtur në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Barazim edhe ndaj Hollandës, pas atij kundër Polonisë, por axurrët u parakaluan në renditje nga Lewandowski me shokë, të cilët likujduan Bosnjën, duke marrë drejtimin e grupit A.

Në fund të Itali-Hollandë 1-1, Mancini nënvizoi: “Ndonjëherë ka kundërshtarë, që ta bëjnë të vështirë fitoren. Mund të ndodhë. Fatmirësisht, kjo nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë. Ishte një ndeshje e luftuar fort, ne patëm mundësitë më të mira”.

Dukej se Hollanda do të zbriste në fushë me 4-2-3-1, në vend të 4-3-3 të pëlqyer nga De Boer: “Ata ndryshuan vendosjen e tyre taktike për herë të parë. Hollanda është një ekip i fortë, me lojtarë të fortë dhe ne e dinim se do të ishte e vështirë, por e jona ishte një paraqitje burrërore”. Mancini është i sigurt për Italinë e tij: “Ne do të fitojmë në dy sfidat e ardhshme dhe do të kualifikohemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit