Humbi miqësoren e parë turke, Egbo i lumtur me Tiranën

9 Janar 2020
9:12
Alfred Lleshi
back button

Tirana vijon përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë. Bardheblutë po I karikojnë bateritë për pjesën e dytë të sezonit. Krahas seancave stërvitore, kryeqytetasit kanë në plan edhe ndeshje miqësore. E para e këtij lloji u luajt dje në tokën turke, kundër Alanyaspor. 24 herë kampionët e Shqipërisë u mundën 2-1. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Emanuel Egbo u shpreh i kënaqur nga loja e të tijve, pavarësisht rezultatit:

“Kjo ishte ndeshja e parë, pas 3 seancave stërvitore. Mora sinjale pozitive nga gjendja fizike e skuadrës. Në të vërtetë jam i kënaqur nga ajo çka dhanë djemtë në fushën e lojës. Pavarësisht se rezultati nuk ishte në favorin tonë, poata mundësinë të shoh gjendjen e një pjese të mirë të futbollistëve, që kemi në dispozicion. Disa lojtarë luajtën 90 minuta, të tjerët u zëvëndësuan për t’u ruajtur nga ndonjë dëmtim i mundshëm. Edhe nga ata mora sinjale pozitive. Në përgjithësi ishte një test pozitiv dhe ekipi u shpreh mirë në fushën e lojës, duke treguar ritëm. 

Me kalimin e minutave fituam edhe besim. Sigurisht që është vetëm fillimi dhe pres akoma më tepër nga skuadra, pasi Alanyaspor nuk është kundërshtari ynë në kampionat. Pra, e shoh si një test të mirë për forcat tona. Do të vazhdojmë të punojmë fort, pasi kushtet janë të mira, klima është e duhura dhe në program kemi edhe dy ndeshje të tjera miqësore në Antalya. E rëndësishme është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë së bashku aty ku e mbyllëm vitin 2019”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit