Humbi ndaj Skënderbeut, Gjoni: Shpërdoruam para portës, keqardhje!

22 Janar 2019
22:20
back button

Besëlidhja pritit Skënderbeun në ndeshjen e parë kualifikuese të turit të 1/8-ve finale të Kupës së Shqipërisë. Takimi i luajtur 1-2 nga lezhianët nuk i ka lënë shije të mirë trajnerit të skuadrës vendase. Vladimir Gjoni u shpreh se skuadra e tij ishte futur në takimin e sotëm për të fituar ndeshjen, por sipas tij ajo gaboi para portës.

E kishim vlerësuar ndeshjen dhe ishim përgatitur për ta fituar. Jo sepse ishte Skënderbeu kundër, por nga mënyra se si ne e kishim përgatitur skuadrën. Dolëm disa herë para portës së Skënderbeut. Por vazhdoj të them sërish të njëjtën gjë, sepse gabojmë shumë para portës”

“Terreni na pengoi, por mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të bukur. Ishte një ndeshje me ritëm, pati raste, por të humbësh gjithë ato raste është për të ardhur keq. Gjithsesi po them se po përgatitemi për kampionatin që të jemi sa më të gatshëm”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit