Humbi tavolinën e sërfit në Hawai, e gjen pas dy vitesh në Filipine

22 Shtator 2020
10:18
Telesport
back button

E pabesueshme ajo që i ka ndodhur sërfistit Doug Falter. Në vitin 2018, 35-vjeçari humbi tavolinën e tij të sërfit në ishujt Hawai. Asokohe, ai shpresonte që ndonjë peshkatar i zonës ta gjente atë tavolinë me të cilën ai bënte sërf, por kjo gjë nuk ndodhi.

Gjithsesi, surpriza ndodhi pas dy vitesh dhe në një distancë 8000km larg Hawai. Tavolina e tij e sërfit u zbulua së fundi në afërsi të ishullit Sarangani, në jug të Filipineve. “Pronari” i ri është një mësues i shkollës fillore në Filipine, Giovanne Branzuela, i apasionuar pas sërfit.

Branzuela e kishte blerë tavolinën para pak kohësh për 40 dollarë nga një fqinji i tij peshkatar. Ai e kishte gjetur tavolinën në det të hapur në gusht të 2018-ës, 6 muaj pasi Falter e kishte humbur atë. Tavolina kishte humbur pak shkëlqimin pas udhëtimit në oqean, por pronari i ri arriti të dallojë emrin e prodhuesit.

Pronari i ri arriti të vihet në kontakt me pronarin e vërtetë të sërfit, Doug Falter, falë rrjeteve sociale, duke u shprehur se do të jetë i lumtur t’ia dorëzojë personalisht tavolinën e sërfit, sapo të krijohet mundësia të udhëtojë për shkak ta pandemisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit