Humbi titullin, Borussia Dortmund ngushëllohet me blerjen e Hazard

19 Maj 2019
10:10
Telesport
back button

Në pritje që Eden Hazard të bëjë publike të ardhmen e tij, nëse do të luajë me Chelsea apo Real Madrid, vëllai i tij Thorgan Hazard nuk e ka më këtë dilemë. Sulmuesi 26-vjeçar belg, që këtë sezon luajti me skuadrën e Borussia Monchengladbach, ka konfirmuar sezonin tjetër do të luajë me Borussia Dortmund.

Hazard e zyrtarizoi këtë transferim pas përfundimit të ndeshjes mes këtyre dy skuadrave, e vlefshme për javën e fundit të Bundesliga. Në një intervistë për “Eleven Sports”, Thorgan Hazard tha: “Kam patur kontakte me Witsel, madje mund të them se flasim rregullisht. Do të më japë këshillat e duhura për sezonin tjetër dhe pres të më ndihmojë shumë”.

Transferimi te Borussia ishte diçka e pritshme. Kur merr një ofertë të tillë nga një ekip i madh ndjehesh krenar dhe i motivuar. Tani shoh me optimizëm të ardhmen dhe pres që Witsel të më ndihmojë për t’u ambientuar sa më shpejt me ekipin e ri”, tha Hazard, që pas 5 vitesh me Monchengladbach do të nisë një aventurë të re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit