Humbja e dytë radhazi, Modric tregon se çfarë u tha Zidane!

21 Tetor 2020
21:08
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi humbi në ndeshjen kundër Shakhtar Donetskut me rezultatin 2-3 në shtëpi. Një disfatë që djeg shumë, sidomos pas asaj ndaj Cadizit në shtëpi me rezultatin 0-1.

Luka Modric shënoi një gol mjaft të bukur. Ai foli menjëherë pas ndeshjes dhe shprehu zhgënjimin e tij për sfidën e humbur. “Nuk ishim në lartësinë e kompeticionit dhe duhet të përmirësohemi. Është e dukshme. Nuk kishim besim në pjesën e parë.

“Nuk ka kohë për t’u penduar, duhet të jemi më mirë në ndeshjen e radhës. Nuk hymë mirë në sfidë, më pas u përmirësuam, por nuk mjaftoi diçka e tillë sot. Duhet të qëndrojmë së bashku.

“Zidane na tha se duhet të luajmë më mirë. Të bëjmë më shumë presing dhe më mirë. Ka ende shumë për t’u luajtur dhe mund të përmirësohemi”, – tha mesfushori pas disfatës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit