Humbja e Real Madridit në Paris bën lëmsh edhe vetë UEFA-n

20 Shtator 2019
14:33
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores 3-0 të PSG ndaj Real Madridit, UEFA publikoi statistika shterruese mbi performancën e lojtarëve, gjatë ndeshjes. Më konkretisht, u zbulua se kampionët francezë kishin përshkuar një distancë prej 87 kilometrash, ndërsa të bardhët 80.5 kilometra. Nëse këto të dhëna rezultojnë të sakta, ky përbën rekordin më të keq të Real Madridit që prej sezonit 2009-2010. Në fakt, deri në atë moment, “Los Blancos” zbritën vetëm një herë poshtë 100 kilometrave të përshkuar nga të gjithë lojtarëve. Kjo i përket sezonit 2010-2011, në ndeshjen kundër Barcelonës (99.752 metra).

Sidoqoftë, UEFA i ka tërhequr statistikat e asaj ndeshjeje për shkak të një gabimi, që po përpiqet ta korrigjojë. Pritet që të dhënat e saktësuara t’i publikojë më vonë, pasi ishte e çuditshme që nga 11 lojtarë të përshkohej vetëm ajo distancë. Për shkak të këtij gabimi, edhe statistikat e përgjithshme të UEFA-s, për ndeshjet e xhiros së parë të Champions-it, gjithashtu, janë zhdukur përkohësisht. Për shembull, nuk është akoma e mundur të dihet distanca e përshkuar nga Gareth Bale në atë ndeshje, apo ajo e Luis Suarez kundër Borussia Dortmund etj. etj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit