Humbja me Bylisin, Duro kryqëzon duart para Tiranës

16 Shtator 2019
13:34
back button

Kukësi humbi me Bylisin jashtëfushe me rezultatin 2-1. Një ndeshje mjaft komplekse për verilindorët që ishin në fitore dhe vendasit i kthyen rezultatin me dy gola.

Trajneri Shpëtim Duro ishte mjaft i shqetësuar për ndeshjen, ndërsa u justifikua disi dhe me mungesat, pasi 3 titullarë i mungonin: Musta, Teqja dhe Et’hemi nuk ishin të gatshëm.

Musta dhe Et’hemi janë të dëmtuar, ndërsa Teqja ishte i penalizuar nga Disiplina për dy ndeshje. Ai tha se u ndryshuan gjyqtarët natën për sfidën ndaj Laçit. Mbrojtësi do të shlyej dënimin në sfidën ndaj Shkumbinit në Kupën e Shqipërisë, ndërsa për supersfidën me Tiranën do të jetë gati. Numri një i stolit mund të qetësohet, ndërsa më pak shpresa për Mustën dhe Et’hemin. Tekniku ka kryqëzuar duart për dy lojtarët që ishin më në formë në skuadrën e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit