Humbja ndaj Maqedonisë, shpërthen media gjermane: Çfarë turpi historik!

1 Prill 2021
14:11
Alfred Lleshi
back button

Turpërimi historik i Gjermanisë kundër Maqedonisë së Veriut në Duisburg ka pasur jehonën e vet në shtyp, duke provokuar kritika të forta në median gjermane. Një disfatë që e largon ekipin e Low nga epërsia në grupin J kualifikues dhe që është cilësuar si “e turpshme” nga gazeta “Bild”.

Kronika flet për “imazh patetik” dhe “turp të thellë”, pasi Gjermania humbi kundër Maqedonisë së Veriut: “Po, po, na mundi Maqedonia e Veriut! Çfarë turpi! Kombëtares gjermane i mungon grinta, vendosmëria dhe thellësia. Një “xhuxh” futbolli, si numri i 65-të në renditjen botërore, në të cilin vetëm katër lojtarë janë aktivë në ligat kryesore europiane, arrin t’i bëjë katër herë kampionët e botës historikisht qesharakë”.

Kritikët nuk e harrojnë Joachim Low, për të cilin kujtojnë se po shkon i dorëzuar në Kampionatin Europian të kësaj vere, pas të cilit ka njoftuar largimin: “Pas ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, duket se ai është opsioni më i mirë për kombëtaren tonë…”

Gazetari, që shkruan kronikën e ndeshjes në fjalë, tregon fituesit e mëdhenj të natës së mbrëmshme te Gjermania: “Toni Kroos (31), Thomas Müller (30) dhe Mats Hummels (32), sepse nuk luanin…”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit