Humbja ndaj Milanit, Conte habit: Ishim më të mirët!

17 Tetor 2020
20:57
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Antonio Conte foli pas sfidës së humbur kundër Milanit me rezultatin 1-2. Ai u shpreh se ishte i zhgënjyer në intervistën pas ndeshjes për Sky Sport, sepse ekipi i tij ka krijuar shumë.

Humbja –  “Ne na vjen keq që humbëm ndeshjen, sepse krijuam shumë Milani ishte me fat. Kam parë një paraqitje të mirë të djemve dhe ata janë të zhgënjyer. Dy gabime tona dhe kishim shumë mundësi për të barazuar dhe fituar, por urojmë Milanin. Krijuam shumë, por duhet të jemi më të mirë, më të ftohtë dhe të shënojmë. E rithem se nuk kam çfarë të kritikoj, pasi luajtëm mirë dhe kishim sjellje të mirë. Ne nuk kishim fat”.

Problemet – “Nuk shoh shumë probleme, pasi Perisic dhe Hakimi po luajnë në krah të sulmit. Ne pësuam dy gola që mund të ishin shmangur. Kolarov? Ai nuk është jashtë pozicionit. Ai po luan në rolin e tij më të mirë”.

Godin – “Nuk flas për merkaton. Çfarë ndodhi, ndodhi. Ne duhet të punojmë me lojtarët që kemi në dispozicion dhe për ata do të flas unë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit