Humbja ndaj Tiranës detyron Vllazninë për ndryshim në stol!

15 Maj 2022
22:30
Telesport
back button

Humbja e fundit e Vllaznise ndaj Tiranes ka sjelle direkt nje reagim! Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë për dy ndeshjet e mbetura të kampionatit shqiptarë, pasi palët kanë shkëputur me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqeblu nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Aty shkruhet se Plori nuk do të udhëheqë skuadrën në ndeshjet e mbetura, ndërsa e falenderojnë për kontributin e dhënë me shkodranët.  “Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin.

Falenderojmë trajnerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë”, shkruan klubi i Vllaznisë.

Pasi njoftoi shkarkimin e Elvis Plorit, klubi i Vllaznisë nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri. I përzgjedhuri i drejtuesve të klubit shkodran është Mirel Josa, i cili drejtoi Laçin këtë sezon nga 28 tetori i vitit të kaluar deri më 5 prill.

Rikthim në Shkodër pas 11 vitesh për Josën, i cili do të nisë aventurën e tretë si trajner i kuqebluve. “Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithë besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit