“Humbjet e mia bëjnë më shumë bujë se sa kur fitoj një grand slam”

10 Dhjetor 2018
16:20
Telesport
back button

Tenistja amerikane Serena Williams është e mësuar me presionin, me stadiumet plot sa herë që ajo luan dhe arrin thuajse gjithnjë t’i kënaqë fansat e saj, apo të tërheqë vëmendjen e tyre dhe të mediave. “Kjo më bën të ndihem e vlerësuar”, tha motra e vogël Williams, fituese e 23 grand slam në karrierën e saj, që luan si profesioniste prej 23 vitesh, që prej vitit 1995.

Megjithatë, fakt është se lajmet më të rëndësishme për mua janë kur unë humbas një ndeshje se saj kur fitoj një turne apo grand slam. Kjo ndoshta tregon se njerëzit besojnë shumë tek aftësitë e mia, te loja ime dhe se në këtë sport jam një teniste e fortë”, tha tenistja amerikane, 36 vjeçe, një nga ikonat e këtij sporti, ish-numri 1 në botë për vite me radhë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit