Hummels “thumbon” Bayern-in: Këtu titujt vlejnë më shumë

13 Gusht 2019
13:38
Denis Hakanaj
back button

Mats Hummels është kthyer në shtëpi. Pas eksepreincës me Bayern Munich, mbrojtësi gjerman ka vendosur të kthehet te Borussia Dortmund, skuadra me të cilën ka hedhur hapat e parë në futbollin e rëndësishëm.

Futbollisti ka shprehur kënaqësinë e tij për kthimin te verdhezinjtë në një intervistë të dhënë për “Kicker”: “Dua të luaj mirë, të marr përgjegjësitë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Nuk jam kthyer në Dortmund të për të dhënë një imazh të shëmtuar: nuk jam perfekt”, ka thënë Hummels.

Më pas ka ardhur thumbimi për Bayern-in: “Në Dortmund titujt vlejnë më shumë se kudo tjetër. Më pëlqen shumë kjo atmosferë e veçantë rreth klubit, edhe në stadium”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit