Hungaria e tij për pak tronditi botën, Rossi kujton periudhën e errët

24 Qershor 2021
20:50
Denis Hakanaj
back button

Deri në minutën e 84-t, Hungaria ka ëndërruar një kualifikim të bujshëm në 1/8-at e Europianit. Më pas ka ardhur barazimi i Gjermanisë që ka ndalur rrugën e hungarezëve dhe ka kualifikuar gjermanët.

Trajneri Marco Rossi ka qenë zbulimi i fazës së parë të Euro 2020. Ajo e tija është një përrallë e vërtetë.

“Ka qenë një periudhë që isha pa skuadër, nga janari i 2011-ës në shkurtin e 2012-ës, dhe disa ndërmjetës më ofruan një punë, por vetëm në këmbim të parave”, ka zbuluar trajneri italian për Radio Kiss Kiss.

“Unë nuk kam fituar kurrë shifra të mëdha, sepse në futboll paratë nuk të dhurohen, kështuq ë nuk mund të pagoja për t’u bërë trajner. Po mendoja për një punë alternative, më pas ka ardhur ai udhëtim në Budapest dhe ka lindur kjo aventurë”, ka shtuar Rossi.

“Përveç faktit që drejtoj kombëtaren, që për mua ka një rëndësi akoma më të veçantë, në këtë vend ndihem i vlerësuar si një profesionist, pothuajse i adhuruar nga pjesa më e madhe e tifozëve. Një gjë që nuk më ka ndodhur më parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit