Huracan, një “fajkua” nga Lamborghini

8 Janar 2019
20:11
back button

Nga familja Lamborghini, debuton risia e këtij viti, Lamborghini Huracan EVO 2019. I prezantuar si një rimodelim, që zakonisht u bëhet modeleve që mbërrijnë në mesin e jetës së tyre në qarkullim, modeli i ri prezanton një seri rinovimesh interesante.

Pa dyshim, më i rëndësishmi nga të gjithë është përmirësimi i motorit 5.2 V10 me benzinë, që mbërrin në 640 kuaj fuqi.

Huracan peshon vetëm 1.422 dhe është një rrufe, sepse kap 100 km/orë për 2,9 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 325 km/orë.

Lamborghini Huracán EVO 2019 do t'u dorëzohet në pranverë klientëve që e kanë porositur dhe në Amerikë çmimi është 261.274 dollarë, rreth 228 mijë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit