Hysaj bën tatuazhin gjigant, e përjetëson krenarinë e shqiptarit në trup (video)

4 Maj 2021
14:55
Alfred Lleshi
back button

Elseid Hysaj e ka “qëndisur” këmbën e tij të majtë. Me një tatuazh të stërmadh, ai do të tregojë me krenari gjatë ndeshjeve se prej nga vjen, nga i ka rrënjët. Pra, se është krenar si shqiptar. Mbrojtësi ynë i kombëtares dhe i Napolit ka bërë realitet “gravurën” tejet domethënëse në këmbë, duke skalitur kokën e shqiponjës, shpendit me të cilin identifikohemi si komb. Pra, nga kryqëzimi i duarve si shqiponjë, çka e bëjnë krejt futbollistët dhe sportistët tanë nëpër botë, Hysaj ka kaluar në një stad tjetër “ekzibicioni”.

Shqiponja në këmbën e tij flet më shumë se mijëra fjalë. Shikoni videon e publikuar nga tatuazhisti napoletan, që ia ka mundësuar këtë “kryevepër” mbrojtësit Hysaj. Në këmbin, shkodrani kuqezi i ka dhënë Valentino Russo një fanellë të tij, me autograf.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Napoli Magazine (@napolimagazine)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit