Hysaj e feston me një sanduiç fitoren 3-0 në Europë, ja vlerësimi

8 Mars 2019
9:18
Alfred Lleshi
back button

Elseid Hysaj dhe Mario Rui janë kthyer në dy krahët e mbrojtjes napoletane, pas një kohe jo fort të mirë. Ata janë përzgjedhur në formacionin startues ndaj Salzburgut nga trajneri Ancelotti, në fitoren e mbrëmshme 3-0. Sfida u luajt në kuadrin e çerekfinaleve të “Europa League”. 

Performanca e mirë e të dyve, si e gjithë mbrojtjes, e mbajti të paprekur portën e Napolit, duke shkuar në kthimin me austriakët, në fushën e këtyre të fundit, me një avantazh mjaft komod. Falë paraqitjes së të enjtes në mbrëmje, të dy anësorët e mbrojtjes janë kandidatë për luajtur titullarë edhe pas një jave, në Austri. 

Kështu shkruajnë mediat italiane, duke bërë vlerësimet përkatëse. Ato janë bindur nga një pikëpamje fizike, veçanërisht e portugezit, që u kthye nga një dëmtim i gjatë. Dy “të huajt” blu u ndalën për darkë në picerinë e njohur napoletane “50 Panino”, ku hëngrën bashkë nga një sanduiç, mbas ndeshjes europiane. 

Sot, skuadra do të ritakohet në “Castel Volturno” për të menduar për ndeshjen kundër Sassuolo, të dielën. Ndërkohë, vlerësimi i “Eurosport”, version italisht, e vlerësuar me notën 6 Elseid Hysajn: “Paraqitje e rregullt, pa “njolla” të mëdha. Në pjesën e dytë është treguar mëë sulmues në krah, por gjuajtja e tij nga jashtë nuk kishte fat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit