“Hysaj ekspert, do të rinovojë”, – vazhdon telenovela me shqiptarin

13 Shkurt 2020
22:16
Eraldo Harlicaj

E ardhmja e Elseid Hysajt te skuadra e Napolit mbetet në pikëpyetje. Eksperti i merkatos, Niccolo Ceccarini, foli në lidhje me futbollistin shqiptar dhe duket se ka një vlerësim të madh për lojtarin e kombëtares sonë. 

“Hysaj e ka treguar se është i nevojshëm dhe në raste emergjence siç është dëmtimi i Ghoulam dhe Malcuit ka bindur. Të mos harrojmë se shqiptari mund të luajë në të djathtë dhe të majtë. Një profesionist i vërtetë që mendoj se mund të rinovojë në fund”. 

Mbrojtësi i krahut të djathtë vuajti nën drejtimin e Carlo Ancelottit, por po merr minuta me Gennaro Gattuson. Tekniku aktual i ka besuar shumë, kushtëzuar dhe nga problemet e mëdha që ka me dëmtimet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit