Hysaj filmon Manolas duke kënduar në prezantim (VIDEO)

15 Korrik 2019
18:27
back button

Kostas Manolas finalizoi transferimin te Napoli javën e kaluar dhe i është bashkuar skuadrës në kampin e Dimaros gjatë fundjavës që sapo lamë pas. 

Teksa është kthyer në një ritual për lojtarët e rinj, edhe greku duhet të çohej në këmbë dhe të këndonte një këngë të zgjedhur nga ai vetë përpara shokëve të ekipit. 

Manolas nuk kishte turp dhe një vetëbesim të madh kur zgjodhi të këndonte këngën Caruso nga Lucio Dalla. 

Një këngë e veçantë për Napolin pasi këndohet me dialekt napolitan, videon e ka postuar mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare Elseid Hysaj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit