Hysaj: Ja çfarë më tha Gjimshiti në momentin e dëmtimit

9 Tetor 2021
23:24
Denis Hakanaj
back button

Elseid Hysaj ka komentuar fitoren 1-0 kundër Shqipërisë për RTSH.

“Jemi përmirësuar shumë si skuadër. I kemi merituar tri pikët”, ka thënë mbrojtësi kuqezi.

Në lidhje me rastet e humbura: “Duhet edhe pak fat. Duhet të jesh i qetë dhe të mos pësosh, më pas do e gjesh golin. Siç ndodhi me Brojën që bëri një supergol”.

Për Poloninë: “Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur, mund të fitojmë dhe të humbasim shumë. Duhet të jemi të përqendruar”.

Në lidhje me dëmtimin e Gjimshitit: “Më erdhi keq për Gjimin, sepse është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren dhe do të jetë një tifoz shumë i rëndësishëm për ndeshjen e radhës. Në momentin e dëmtimit erdhi dhe më tha ‘dora, dora’, e kishte thyer”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit