“Hysaj krimb, Lazio është fashiste”. Reagon ashpër klubi: Baner i turpshëm!

20 Korrik 2021
12:18
Alfred Lleshi
back button

“Hysaj një krimb, Lazio është fashiste”. Me këtë banderolë, një grup ultrasish bardhekaltër, mbrëmë sulmuan ashpër Elseid Hysaj, “fajtor” për mendimin e tyre pse këndoi “Bella Ciao” gjatë ritit të prezantimit me shokët e rinj të skuadrës. Një banderolë të cilën Lazio e dënoi sot, me një deklaratë zyrtare. Ky është teksti i plotë:

“Lazio dënon vendosmërisht banerin e turpshëm kundër lojtarit Elseid Hysaj. Nuk është episodi i parë i këtij lloji. Ne kurrë nuk do të jemi në krah të atyre që mohojnë vlerat e sportit. Jemi pa ngurim në anën e sportistit tonë dhe të gjithë lojtarëve të tjerë të përfshirë në përgatitjet parasezonale javët e fundit. Ne qartësisht distancohemi nga ata që duan ta shfrytëzojnë këtë çështje për të dëmtuar ekipin, të gjithë tifozët e Lazios dhe klubin për qëllime politike.

Ne nuk do të frikësohemi nga ata që përdorin tone të dhunshme dhe aggresive. Për ta nuk ka hapësirë ​​në botën tone, e cila në vend të kësaj frymëzohet nga vlerat e shëndetshme sportive të besnikërisë dhe konkurrencës, respektit reciprok dhe bashkëjetesës civile, që synojnë të kapërcejnë të gjitha gardhet e natyrës shoqërore, kulturore, ekonomike dhe racore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit