Merkato

Hysaj kthehet në modë, pazar prej 50 mln € që në janar

Elseid Hysaj sërish nën joshjen e Maurizio Sarri? Ja cila është sipërmarrja që Chelsea do të dëshironte të realizojë për janarin e ardhshëm. Sipas raportimeve të “The Sun”, Blutë duan të blejnë futbollistin që në merkaton e janarit, por duke e lënë atë në huazim te Napoli deri në përfundim të sezonit. Kjo ide ka lindur për shkak të sanksioneve të mundshme që Chelsea mund të pësojë nga FIFA për arsye se ka angazhuar në mënyrë të parregullt minorenë. Sanksione që në disa raste mund të çojnë deri në bllokimin e merkatos në hyrje.

Për këtë motiv, “Blutë” do të donin të paguanin klauzolën prej 50 milionë euro që lidh Hysajn me Napolin, duke rrëmbyer mbrojtësin shqiptar nga klubi italian përpara skadimit të kontratës në 2020. Një tratativë merkatoje që në dukje është e komplikuar apo e parealizueshme, për shkak të ambicieve të skuadrës së Carlo Ancelotti, por që nga ana tjetër vërtetojnë gjithmonë edhe më shumë paralajmërimin e bërë ekskluzivisht ditë më parë nga “Telesport”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Merkato