Hysaj kthehet në telenovelë, e ardhmja ndryshon me 180 gradë

17 Maj 2019
11:21
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi Elseid Hysaj është një nga lojtarët që pritet të ndajë rrugët në verë me Napolin. Shqiptari ka vuajtur shumë nën trajnimin e Carlo Ancelottit, pasi ka humbur statusin e titullarit të paprekshëm. Largimi i Sarrit te Chelsea ndikoi dhe në përformancën e Hysajt. 

Napolitanët po punonin për zëvendësuesn e tij dhe kanë piketuar nga SPAL-i, Manuel Lazzarin. Ky i fundit pritet të jetë zëvendësuesi i Hysajt, megjithatë "Il Mattino" shkruan sot se Hysaj dhe Napoli mund të rikthehen në bisedime dhe të rinovojnë. 

Agjenti Mario Giuffredi dhe presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis janë takuar në ditët e fundit dhe kanë folur dhe për të ardhmen e Hysajt. Ideja e rinovimit është parashtruar në tavolinë dhe palët mund të kenë takime të tjera, pavarësisht se nuk është lënë një datë fikse në lidhje me këtë çështje.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit