Hysaj larg Napolit, Gattuso garë me Interin e Romën për zëvendësin e tij

31 Maj 2020
14:23
Eraldo Harlicaj
back button

E ardhmja e Elseid Hysajt duket se është vulosur, pasi shqiptari nuk do të vazhdojë me Napolin pas merkatos së verës. Shkodrani po sheh mundësinë e kalimit te një skuadër tjetër dhe diçka të tillë e ka kuptuar Napoli.

Trajneri Gennaro Gattuso u ka kërkuar drejtuesve të klubit të arrijnë te futbollisti Santiago Arias. Mbrojtësi i Atletico Madridit nuk ka shumë hapësirë, pasi trajneri Diego Simeone pëlqen Trippier dhe Vrsaljko përpara tij.

AS shkruan se lojtari do të largohet dhe janë 3 ekipe italiane që e duan. Inter, Napoli dhe Rome po studiojnë mundësinë e afrimit të kolumbianit në skuadër. Futbollisti mund të afrohet me pak para, pasi dhe kriza e COPVID-19 ka bërë të veten në uljen e çmimeve të futbollistëve. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit