Hysaj: Nuk më besohet akoma…

10 Shtator 2019
23:24
back button

Elseid Hysaj, kapiteni i Shqipërisë, ka gjetur golin e tij të parë në karrierë mbrëmjen e sotme kundër Islandës. Në përfundim të ndeshjes, ai ka dhënë një intervistë për Supersport, në t ë cilën ka thënë se:

“Kemi luajtur ndryshe në krahasim me ndeshjen kundër Francës. Ishim të bindur për potencialin tonë dhe për fitoren kundër Islandës, ashtu si bëmë”.

“Zëvendësimi? E kërkova vetë, sepse kisha një shqetësim në pulpë dhe nuk po arrija të jepja maksimumin. Nuk doja të penalizoja ekipin. Goli i parë me kombëtaren? Akoma nuk e besoj që kam shënuar. Jam i lumtur për golin, por më shumë për fitoren”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit