Hysaj shkakton penallti, portieri gafaxhi kthehet hero te Napoli! (VIDEO)

14 Janar 2020
16:09
back button

Napoli po luan 1/8-tat e Kupës së Italisë përballë Peruggia në “San Paolo” dhe po fiton 2-0 në pjesën e parë me golat e Insignes, të dyja me penallti. Por, 11-të metërsh ka pasur në dispozicion edhe skuadra mike e drejtuar nga Serse Cosmi. Ka qenë Hysaj ai që ka prekur topin me dorë në zonë dhe pas konsultës me VAR është akorduar penallti.

Iemmelo ka provuar të mposhtë Ospinën, por portieri pas gafës ndaj Lazios, ka kryer një pritje të bukur duke marrë përqafimin e të gjithëve…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit