Hysaj-Napoli, merr fund! FIFA ka në dorë fatin e shkodranit!

3 Maj 2019
16:31
Anton Cicani
back button

Ky është muaji i fundit i Elseid Hysajt te Napoli. Aventura e shkodranit, pas 4 vjetësh mund të quhet e mbyllur. Ditën e sotme ka ardhur edhe fjala e fundit e agjentit të futbollistit kuqezi. Mario Giuffredi ka kontaktuar me drejtorin sportiv të Napolit, Giuntoli, duke i komunikuar kështu fundin e marrëdhënies mes palëve dhe dëshirën e Hysajt për t'u larguar.

Nuk do të ketë rinovim, ashtu si ishte përfolur, por ndarje me konsensus. Hysaj ka edhe dy vite kontrate më axurrët, por kjo nuk do të thotë se do të vazhdojë të qëndrojë. Vetë presidenti De Laurentis, pasi ka biseduar me Ancelottin, ka vendosur që të mos i rrisë kontratën me kushtet e pretenduara: pra, 2,5 mln euro në sezon nga 1,6 që fiton aktualisht.

Hysaj nuk dëshiron të rinovojë me shifër më të ulët dhe këtu ka ardhur divorci, sidomos sepse sezonin tjetër rrezik që të ngrohë stolin, pasi nuk është më zgjedhje e parë. Tani, pistat që mbeten të nxehta janë dy: Chelsea dhe Interi.

Në Londër e pret Maurizio Sarri, "mentori" i tij, por ka një problem të madh: FIFA. Nëse blutë do të fitojnë gjyqin me FIFA-n, pra për pengimin e merkatos, atëherë Hysaj do të transferohet në "Stamford Bridge", ndryshe do të shohë në spondën zikaltër.

Luciano Spalletti ka dhënë "ok" për Hysajn, pasi ndihmësi i tij e njeh mjaft mirë. Duhet biseduar edhe për ccmimin. Shkodrani tani për tani vlen 20-25 mln euro, edhe pse të negociosh me Napolin është gjithmonë e vështirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit