Ish-presidenti i Barcelona-s, Sandro Rosell, thyen heshtjen dhe flet për herë të parë pas akuzës për korrupsion të ngritur nga Guardia Civil spanjolle kundër tij dhe klubit për të ashtuquajturën ‘çështja Negreira’, pra pagesën e 7,5 milionë eurove ndaj ish-zëvendës shefit të arbitrave të La Liga-s që daton që nga drejtimi i Rosell.
Për klubin Blaugrana ishte vetëm një çështje “komisionesh”, por sipas Guardia Civil, Negreira luajti rolin e një zyrtari publik, prej nga vjen edhe akuza për korrupsion.
Duke folur në emisionin “Tu Diràs” në Rac1, Rosell është dukur i qetë, duke u përpjekur të zbërthejë të gjitha akuzat, duke u bërë një krahasimi mjaft të fortë:
“Federata tashmë ka deklaruar se nuk ka pasur ndikim te gjyqtarët. Ne jemi akuzuar për vrasje, por nuk dihet se ku është trupi apo personi i vrarë.
“Ata na akuzuan pa prova, ne fituam sepse kishim Messin, Iniesta, Busquets dhe Jordi Alba në fushë. Çdo 4-5 vjet dalin akuza të shpikura kundër Barcelona-s”.
Rosell më pas përsërit atë që Xavi ka thënë tashmë për faktin se Barcelona nuk ka marrë kurrë favore arbitrimi:
“Unë ju sfidoj që të gjeni një ndeshje në të cilën ne u ndihmuam, – shtoi Rosell, i cili më pas foli për marrëdhënien e tij me Negreira. – Sigurisht që e dija se kush ishte, ai ishte njeriu që dërgoi raportet e arbitrit te Barcelona. Çdo ekip i madh merr raportet e arbitrave.
“Pagesat ishin më të ulëta se sa ishte miratuar nga bordi i drejtorëve. Ato ishin 400,000 euro në vit për 100 raporte, 4,000 euro për secilin. Dhe Negreira e raportonte rregullisht atë shumë. A mund të ndodhë korrupsioni për 200 euro?”
Ish-presidenti i Barcelona-s më pas sulmoi numrin 1 aktual të Blaugranas, Joan Laporta, i cili dyshohet se u dha organeve hetuese informacione për këtë çështje:
“Nuk dua ta besoj, e njoh Joanin që në moshën 17-vjeçare. Më një mesazh zanor, por unë nuk e kam dëgjuar.
“Jam shumë i zemëruar me të, do të duhet të takohemi, unë, Joan dhe Bartomeu dhe t’i tregojmë njëri-tjetrit gjithçka në fytyrë, por më parë duhet të bind veten se ajo që tha Villarejo (gjyqtari të cilit Laporta do t’i ishte drejtuar) nuk është e vërtetë”.