I bëri gjestin e majmunit futbollistit të United, tifozi i Man.City-t dënohet pa mëshirë

8 Dhjetor 2019
20:40
back button

Po aq sa fitorja e “Djajve të Kuq” ndaj Cityt të Guardiolas, në derbin e Manchester tërhoqi vëmendjen gjesti i një tifozi të “Qytetarëve” teksa abuzoi ndaj futbollistit të United, Fred, duke bërë imitimin e majmunit, kur ai po ekzekutonte një goditje këndi.

Një veprim që i ka kushtuar shtrenjtë tifozit, i cili jo vetëm që u përjashtua nga stadiumi, por edhe u arrestua e tani rrezikon madje të humbasë vendin e tij të punës.

Në fakt, tifozi që aktualisht është i ndaluar nga policia ndodhet në pritje të marrjes në pyetje, kur ndaj tij është çelur një hetim nga policia angleze. Ndërkohë, kompania e inxhinierisë civile “Kier Group”, ku bënte pjesë tifozi, në pozicionin e menaxherit, është distancuar menjëherë nga veprimi i tij, madje duke paralajmëruar masa ndaj tij.

“Këtë çështje do ta vlerësojmë shumë seriozisht. Akuzat për racizëm do të konsiderohen me kujdes, madje kemi nisur një hetim ndaj vartësit tonë. Për momentin ai është i pezulluar, në pritje të hetimit”, është reagimi i kompanisë inxhinierike, ku është i punësuar tifozi i Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit